“Zhbllokoni grurin”, paralajmëron Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar botën mbarë se se miliona njerëz mund të vdesin nga uria nëse Rusia nuk e lejon Ukrainën të eksportojë grurë nga portet e saj.
“Ne nuk mund të eksportojmë grurë, misër, vaj vegjetal dhe produkte të tjera që kanë luajtur një rol stabilizues në tregun global”, tha Zelensky në një fjalim video të regjistruar në Gala 100 Time.

Sipas tij, “kjo do të thotë se, për fat të keq, dhjetëra vende mund të përballen me mungesë fizike të ushqimit”,

Zelensky shton më tej duke theksuar se “miliona njerëz mund të vdesin nga uria nëse bllokada ruse e Detit të Zi vazhdon”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?