Zv.kancelari gjerman flet për krizën: Vishni triko në dimër, lahuni për 5 minuta

Zv/kancelari gjerman Robert Habeck po përballet me probleme që nuk i kishte ëndërruar kurrë. Ai u detyrua të mbrojë rindezjen e termocentraleve me qymyr për shkak të krizës së gazit dhe të negociojë me regjimet e tjera të njohura për mbytjen e të drejtave të njeriut për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës.

I pyetur nga “Spiegel” se çfarë bën ndryshe si individ nga më parë, ai u përgjigj se ndjek këshillat e ministrisë së tij.

“Kam shkurtuar në mënyrë drastike kohën që kaloj në dush, por jam shembull i keq. Si ministër fitoj një rrogë që të tjerët vetëm mund ta ëndërrojnë. Plus kthehem vonë në shtëpi, zgjohem në gjashtë të mëngjesit. Me atë orar nuk kam pse të ngrohem as në dimër”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetarja u interesua edhe se sa kohë i duhet Habekut në dush. “Nuk kam bërë dush kurrë për pesë minuta në jetën time. Dush i shkurtër”. Qytetarët për të duhet të mbajnë çorape të trasha dhe pulovra të ngrohta në dimër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?