Home Aktualitet Braçe: SPAK v...

Braçe: SPAK vijon detyrën përkundrejt pre*ionit që vjen nga Rithemelimi në ballkon dhe në Kuvend

60
0

Deputeti i PS-së, Erion Braçe thotë se janë dy ritme me të cilët po punon drejtësia, njëra është SPAK, tjetra janë gjykatat e tjera që nuk po kapin ritimin e SPAK dhe po lënë mjaft qyterarë pa drejtësi. Kjo ka qenë dhe një nga mesazhet e sotme të fjalimit të Ramës në mbledhjen e grupit parlamentar.

Sakaq, Braçe ka shigjetuar deputetët e Rithemelimit dhe Sali Berishën që sulmojnë SPAK dhe i bëjnë presion në Kuvend dhe në ballkon natë për natë. Për të SPAK vijon punën përkundrejt këtij presioni të jashtëzakonshëm.

”Ça bën kjo drejtësia përtej SPAK? Është pjesa më e madhe e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Ky është mesazhi i atij zotërisë jo për të bullizuar prokurorinë e Tiranës. Sepse zoti Rama ka përgjegjësi për qytetarët që kërkojnë drejtësi. U ka premtuar drejtësi dhe të ballafaqohet me ta”, tha Braçe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit