Home Aktualitet Braimllari-mi...

Braimllari-ministrit Manja për incerenatorët: Tango kërkon dy veta, a e di ti këtë?

84
0

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari i përgjigjet ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manjës në lidhje me aferën e incerenatorëve. Përmes një postimi në facebook, Braimllari thotë se kompanitë ”me të vdekur” bëjnë evazion me inceneratorët dhe prej 2018 e deri më sot, hetimet vijojnë duke mos pasur asnjë rezultat.

Postimi i plotë

Ulsi, tango kërkon dy veta, a e di këtë? Nese nuk e di, po ta themi ne: Premçi dhe Mara hetojnë inceneratorët. Ti Ulsi e di këtë. Edhe që kompanitë “me të vdekur” janë hetuar, ti tashmë e di këtë. Po a e di ti Ulsi se më kë kompani kanë bërë evazion fiskal pronarët e “vdekur”?! Me Inceneratorët Ulsi po, po me Inceneratorët që zotrote as emrin nuk artikulon dot.

E di ti Ulsi kush nga këto kompani është dënuar? Asnjë Ulsi, asnjë. A e di ti Ulsi nëse është hetuar qoftë edhe administrativisht ndonjë Incenerator ???? Asnjë Ulsi asnjë. Edhe pse prej 2018 e deri më sot, hetimet vijojnë, ska asnjë rezultat për evazionin e Inceneratorëve. Ndërkohë edhe sot u paguan 80 mijë USD. Ulsi Tango kërkon dy veta.

Ps: Ulsi, se mos i ke marrë përsipër Erion Veliajt mbylljen e ceshtjes me prokurorët e inceneratorëve të Tiranës dhe Fierit, se do behesh kurban ti, prokuroret, reforma e gjithe shqiptaret se Rama e qan “Kurbanin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit