Home Sporti Brazili mund ...

Brazili mund Kolumbinë dhe kualifikohet zyrtarisht për në Kupën e Botës (VIDEO)

104
0

Brazili bëhet skuadra e tretë që siguron kualifikimin në Kupën e Botës Katar 2022 dhe e para kombëtare nga një kontinent tjetër pas Gjermanisë dhe Danimarkës që siguron biletën për në Botërorin aziatik.

Selecao që nuk ka munguar në asnjë Kupë Bote që nga themelimi i saj nga FIFA në vitin 1930, mori fitoren 11-të në 12 takime në grupin eliminator të Amerikës së Jugut

Në takimin e radhës mori një sukses minimal 1-0 ndaj Kolumbisë e thelloi në 18 pikë avantazhin nga vendi i 5-të, duke u kualifikuar zyrtarisht në Katar 2022, 6 ndeshje para fundit të kualifikueseve në Amerikën e Jugut madje Selecao ka luajtur edhe një ndeshje më pak se skuadrat e tjera.

Ringjalli shpresat për t’u kualifikuar në Botëror edhe Peruja që mposhti lehtësisht 3-0 Bolivinë duke u ngjitur në kuotën e 14 pikëve. Gianluca Lapadula, Christian Cueva dhe Pena realizuan në fraksionin e parë të lojës për Perunë që më pas vetëm menaxhoi avantazhin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit