Home Aktualitet Bregoviç në K...

Bregoviç në Korçë, Tifozat Kuq e Zi: Represion psikologjik i jashtëzakonshëm nga policia

35
0

Grupimi Tifozat Kuq e Zi, kanë denoncuar represionin psikologjik, sipas tyre, që kanë pësuar nga policia, në mënyrë që të heqin dorë nga thirrja për bojkotimin e këngëtarit serb Goran Bregoviç në festivalin e birrës në Korçë.

“Dje dhe sot jemi përballur me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë administrative. Dhjetëra përfaqësues e anëtarë tanë, janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja jonë për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë. Nuk na frikësoni! Nuk zbrapsemi! Shqipëria jonë është më e madhe se ato kilometra që administron Ministria e Brendshme. Tërhiqeni ftesën për Bregoviçin”, lexohet në postimin e Tifozave Kuq e Zi në facebook.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit