Home Bota Brenda shtëpi...

Brenda shtëpisë së tmerrit, fëmijë të zhveshur e të paushqyer, autoritetet braziliane shpëtojnë të miturit

1
0

Autoritetet braziliane janë shokuar nga një skenë rrëqethëse, 7 fëmijë, të uritur e të zhveshur janë gjetur brenda një banese në Makapi.

Për ta kujdesej një vajzë 13-vjeçare, njoftojnë autoritetet. Fëmijët e moshës nga 3, deri në 7 vjeç, janë gjetur brenda një shtëpie të vjetër, e të izoluar me shufra hekuri.

Një prej fëmijëve sipas tyre, ishte me nevoja të veçanta, e ky i fundit është dërguar menjëherë për në spital, pasi nga mosushqyerja gjendja e tij ishte e rëndë.

Është ende e paqartë se si fëmijët ndodheshin aty, por mësohet se 13-vjeçarja që kujdesej për to, ishte detyruar nga persona të tjerë, që të gënjente nëse ndonjë e pyeste për moshën, pra t’i thoshte se ishte 17 vjeçe e jo 13-të, sa është në të vërtetë.

Policia ndërkohë i ka dërguar fëmijët në qendra të specializuara, ndërsa ka nisur një hetim të plotë për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit