Home Bota Britania e Ma...

Britania e Madhe, rriten infektimet dhe vdekjet

31
0

Bota po sheh me shqetësim rritjen e infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe, një prej vendeve me nivelin më të lartë të vaksinimit në botë.

223 viktima u raportuan në 24 orëve të fundit, shifra më e lartë kjo që prej muajit mars. Gati 50 mijë rastet e reja. Qeveria e Boris Johnson po ndjek një tjetër qasja nga ajo e shteteve të tjera europiane, të cilat u mbështetën te certifikatat shëndetësore për të rihapur vendin. Britania e Madhe e anuloi planin fillestar për ta bërë diçka të tillë dhe distancimi social e maskat nuk janë të detyrueshme me ligj. Por pas rënies së ndjeshme të hospitalizimeve dhe vdekjeve si pasojë e fushatës së suksesshme të vaksinimit tani, spitalet kanë filluar të mbushen sërish.

“Politika të jashtëzakonshme çojnë në rezultate të jashtëzakonshme. Është shumë e parashikueshme. Kjo është pasoja e hapjes totale. Po i afrohemi dimrit dhe gjerat vetëm sa do të përkeqësohen”, tha Deepti Gurdasani Epidemiologe.

Grupmosha e re, nga 12-15 vjeç, duket të jetë nxitëse e rëndësishme e infektimeve, çka po detyron autoritetet të mobilizohen për vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç dhe gjithashtu për dhënien e dozës përforcuese te grupet më të rrezikuara. Deri më tani, 79 për qind e popullatës prej 12 vjeç e tutje, janë imunizuar plotësisht kundër koronavirusit.

Autoritet në Britaninë e Madhe janë gjithashtu të shqetësuara për shfaqjen e një mutacioni tëri të variantit Delta, që po shkakton një numër në rritje infektimesh. BBBC raportoi se nën varianti, i klasifikuar si AY 4.2 po konsiderohet nga disa si njëlloj i ri i Delta Plus dhe është përgjegjës për 6 përqind të rasteve të reja. Studime po zhvillohen për të kuptuar rrezikshmërinë e tij, por sipas profesor Francois Balloux, drejtor i institutit të gjenetikës UCL, kapacieteti i tij i transmetimit është maksimalisht 10 përqind më i lartë se ai i mutacioneve të tjera të virusit. Eksperti mendon se ka pak gjasë që ai t’i shpëtojë mbrojtjes së ofruar nga vaksina, dhe për momentin klasifikohet me nivel të ulët rreziku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit