Home Aktualitet Britania ka v...

Britania ka vënë ”nën shënjestër” shqiptarët. Lidhja e bandave me politikën një mit, apo e vërtetë?

250
0

Prej vitesh mediat britanike i kanë trajtuar shqiptarët si trafikantë, banda dhe që kanë në dorë grupet e mëdha të kanabisit. Ndaj dhe vetë shteti ka vendosur ”nën shënjestër” disa shtetas shqiptarë, sipas saj janë të përfshirë në krim dhe korrupsion. Lajmi është publikuar në faqen e qeverisë britanike, ku nëvizohet se janë marrë masa ndëshkuese.

“Këtë javë, ne ndërmorën masa ndëshkuese kundër disa individëve shqiptarë me lidhje të me krimin dhe korrupsionin, të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara. Kjo është vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Mbretëria e Bashkuar ka një sërë mjetesh të vlefshme për të ndaluar individët që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin, përfshirë emigracionin dhe ndërprerjen e lidhjeve ekonomike”.

I dërguari i Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach shprehet se mbështetja që disa figura publike marrin nga kriminelët në shkëmbim të akteve të tyre korruptive, e mbyt zërin e qytetarëve shqiptarë. Sipas tij, paratë e fondeve publike të mbledhura nga qytetarët e thjeshtë nuk arrjnë kurrë tek shkollat, spitalet dhe rrugët që u nevojiten qytetarëve.

”Blerja e votës dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdon të jetë një problem madhor në politikën shqiptare. Për aq kohë sa politikanët janë në gjendje të bashkëpunojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe kanosur votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të tjera si dhe reforma zgjedhore”.

Ka shumë pikëpyetje në këtë ngjarje që u shfaq kaq papritur. Kush do të ”goditet” në Shqipëri, a ka një dorë të fshehtë pas këtij aksioni që do të nis edhe me shpalljet e politikanëve ”non-grata”? Këto mbetet për tu parë, por gushti do të jetë edhe më flakë se vetë moti ekstrem i nxehtë që ka përfshirë Europën. /R.SH/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit