Home Aktualitet Britania para...

Britania paralajmëron Rusinë: Që sot nisin sanksionet më të rënda që shteti rus ka parë ndonjëherë

499
0

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly i ka thënë BBC-së dhe mediave të tjera britanike se Mbretëria e Bashkuar po përgatit një paketë sanksionesh të paprecedentë dhe të koordinuara kundër Rusisë.

Sanksionet do të nisnin sot dhe të tjera do të njoftohen në ditët në vijim. Ato do të ishin sanksionet më të mëdha dhe më të rënda që Rusia ka parë ndonjëherë, tha ai për Sky News.

Cleverly tha se ukrainasit “duhet ta dinë se Mbretëria e Bashkuar qëndron me ta”. Ministri tha se Mbretëria e Bashkuar do të ofronte “ndihmë të drejtpërdrejtë” për Ukrainën në mbrojtjen e vendit të tyre.

“Kjo është planifikuar prej kohësh nga Vladimir Putin. Ky është një pushtim dhe është krejtësisht i paprovokuar dhe i pajustifikuar.”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit