Home ShowBiz Britney Spear...

Britney Spears “e lirë” pas 13 vitesh, i ati heq dorë nga kujdestaria

13
0

Më në fund ajo është e lirë. Britney Spears nuk ka më kujdestari. Babai i saj Jamie hoqi dorë nga kontrolli i pronave dhe karrierës së të bijës, si kujdestar i saj prej 13 vitesh. Jamie mori nën kontroll jetën e Britney-t pas shqetësimeve për shëndetin e saj mendor në vitin 2008, duke kërkuar titullin “kujdestar ligjor” mbi pasurinë dhe aspekte të tjera të jetës së këngëtares.

Avokati i Britney Spears e cilësoi vendimin e gjykatës një fitore të madhe, pasi në padi i ati akuzohej për abuzim me pasurinë. Jamie Spears i ka mohuar vazhdimisht akuzat për keqbërje dhe ndër vite kishte shprehur shqetësim për mirëqenien e të bijës.

Historia mes të atitit dhe të bijës u rikthyen në vëmendje pas publikimit këtë vit të dokumentarit “Framing Britney Spears”, që përqëndrohej në konfliktin mbi kujdestarinë e këngëtares. Britney Spears nuk ka performuar në skenë që prej vitit 2018 dhe për këtë ajo fajëson të atin, që nuk e lejonte të këndonte përsëri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit