Home Sporti Broja: Shpres...

Broja: Shpresoj të fitojmë ndaj Spanjës, miqësoret janë për të marrë eksperiencë

62
0

Armando Broja është shfaqur optimist në konferencën për shtyp në prag të miqësores ndaj Spanjës. Super talenti u ndal te forma shumë e mirë që po kalon te Southampton, ndërkohë që nuk preferoi të fliste për të ardhmen e tij që duket se do të jetë Chelsea.

“Jemi gati fizikisht si ekip, e dimë se do të jetë ndeshje e vështirë ndaj Spanjës. Grumbullimi po shkon shumë mirë, po stërvitemi mirë. Ishalla me fitore kundër Spanjës.

Kam luajtur kundër dy mbrojtësve, por është ndeshje ndryshe. Do jetë shumë e vështirë nesër, Spanja ka ekip të fortë, por edhe ne kemi ekip të mirë. Po stërvitemi mirë, ishalla fitojmë.

Lojtar më i pjekur? Po, jam rritur si djalë, kam mësuar te Southampton. Deri tani po më shkon shumë mirë. Të vazhdoj kështu përpara, të ndihmoj ekipin dhe të luaj më mirë për veten time. Ka qenë e vështirë të kaloja nga Vitesse te Southampton, është kapërcim i madh nga Holanda në Premier League, por kam besuar te vetja. Dua të vazhdoj përpara, e ardhmja do ketë ulje-ngritje, por dua të eci përpara duke u stërvitur mirë dhe fort.

Spanja? Ne futemi në fushë për të fituar ndeshjen. Kemi ekip të mirë dhe të fortë, nuk kemi frikë asnjë ekip. Miqësoret janë të mira për të marrë eksperiencë, ishalla fitojmë ndaj Spanjës.

Merkatyo? Tani jam i fokusuar vetëm te Southamptoni, dua ta mbyll mirë sezonin. E ardhmja? Jam lojtar i Chelsea, nuk dua të shoh shumë përpara: thjesht dua të vazhdoj të luaj mirë dhe të stërvitem mirë.

Tifozët kuqezi? Faleminderit shumë për mbështetjen. Vazhdoni të më mbështesni mua, FSHF-në dhe ishalla me fitore kundër Spanjës.

Kemi një grup shumë të mirë dhe trajner të mirë. Duke marrë rezultate dhe eksperiencë, mendoj se kemi një shans të mirë të futemi në Europian ose Botëror. Ishalla e arrijmë atë nivel, do ishte një gjë shumë e mirë për Shqipërinë”, tha Broja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit