Home Sporti Buffon: Me Ch...

Buffon: Me Champions do kisha dalë në pension, fajin e ka Ronaldo

211
0

Gianluigi Buffon, portieri legjendar italian i cili vijon karrierën e tij me Parmën, deklaroi se fakti që nuk ka fituar ende një Champions League ka bërë që të mos tërhiqet nga futbolli profesionist.

“Ndoshta, nëse do të kisha fituar Champions, tani do kisha dalë në pension, pasi nuk do të kisha më objektiv të rëndësishëm. Juventus mund ta kishte fituar Champions në sezonin e parë me Cristianon, kur unë isha te PSG. Nuk e di pse nuk e fitoi. Kur u ktheva, punova me Cristianon përgjatë dy viteve, por mendoj se Juventusi humbi shpirtin e skuadrës.

Ne shkuam deri në finalen e vitit 2017 si grup, funksiononim si një trup i vetëm. Kishim konkurrencë për formacionin fillestar. Me Cristianon, e humbëm këtë”, shpjegoi Buffon.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit