Home Bota Bullgaria vot...

Bullgaria voton për Presidentin dhe Kuvendin

41
0

Bullgarët po votojnë në zgjedhje parlamentare për të tretën herë këtë vit dhe po ashtu për të zgjedhur Presidentin e ri. Vetoja nga Bullgaria për çështjet kulturore dhe etnike ka mbajtur peng negociatat edhe Shqipërinë pasi shumica e shteteve anëtare duan t’i shohin Tiranën dhe Shkupin në çift deri në fund të procesit.

Nëse Bullgaria nuk arrin të zgjedhë një qeveri të qëndrueshme, qeveria teknike nuk do të jetë në gjendje të hapë dritën jeshile për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

Këtë herë të tretë konstatohet një pjesëmarrje e ulët për shkak të shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit dhe apatisë politike pas dy zgjedhjeve pa rezultat në krijimin e qeverisë së re.

Rreth 6.7 milionë votues me të drejtë vote shpresojnë se pas këtyre zgjedhjeve kjo përpjekje e tretë për të zgjedhur 240 deputetët e rinj do të rezultojë në një qeveri te re në këtë shtet më të varfrin e Bashkimit Evropian.

Bullgaria mbetet shteti me numrin më të ulët të të vaksinuarve në BE me më pak se një të tretën e të rriturve të tij të vaksinuar plotësisht. Në 24 orët e fundit u raportuan 334 vdekje të lidhura me Covid-19.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit