Home Aktualitet Bumçi për zgj...

Bumçi për zgjedhjet lokale: U ndërtua një klimë për të demotivuar votuesin

47
0

Ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi ka renditur arsyet se pse opozita u përball me një rezultat të dobët në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Ai u shpreh rezultati mes të tjerash ishte rezultat i makinacioneve të pushtetit dhe përpjekjet për të demotivuar qytetarët që të dilnin në zgjedhje.

“Nuk është dhunuar opozita por qytetarët. Zgjedhjet janë i vetmi mjet që qytetarët të ndikojnë politikën. Nuk është një ndeshje futbolli që humb skuadra jote. Demotivimi i votuesit ka ndodhur në disa fusha. Rama u kërkoi të mos dilnin në votime nëse nuk do votonin PS. Deklaratë e padëgjuar, sepse zakonisht politikanët nxisin pjesëmarrjen.

Kemi lëvizjen e 1.3 mln zgjedhësve nga KQZ, shkelje haptazi e të drejtës për të votuar, sepse nëse ndryshon qendra jo të gjithë kanë vullnet për ta gjetur se ku është qendra e saktë për të votuar. Në raportet e OSBE-ODIHR ekziston fenomeni i kartës ë identitetit për të penguar votimin. I paguan, nëse nuk ke besim se do të votojë për ty i merr kartën që të mos votojë fare.

Pjesë e raportit për zgjedhjet e kaluara. U ndërtua një klime për të demotivuar votuesin. Nuk kishim numërues në gjysmën e tavolinave. Kodi Zgjedhor ndalon pagesat e veçanta në kohë zgjedhje dhe tenderat. 68 mijë pensionistë morën 50 mijë lekë, çka ndalohet nga Kodi. E njëjta edhe me asfaltin elektoral”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit