Home Aktualitet Burgjet shqip...

Burgjet shqiptare plot me të paraburgosur, Imeraj: Gjyqtarët vendosin ”arrest në burg” që të jenë komod

73
0

Shqipëria ka numrin më të lartë të të paraburgosurve nëpër burgje, duke tejkaluar çdo kriter të BE-së. Në emisionin ”Opinion” është diskutuar për mbipopullimin në burgjet shqiptare.

Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj, e ftuar në studio, ka thënë se në shumë raste masa e sigurisë arrest në burg aplikohet me pa të drejtë. Sipas saj, kjo ndodh për shkak edhe të fushatave publike ndaj veprave të caktuara penale ku kërkohet burg dhe gjyqtari për të qenë komod, thekson Imeraj, vendos arrest në burg.

“Unë kam punuar te krimet e rënda dhe më ka rastisur të hetoj shumë raste të rënda dhe i kanë pasur të merituara. Masa arrest në burg është masa më represive, nuk është një rregull por duhet të jetë përjashtim. Një ndër faktorë kryesorë është që vijmë nga një sistem në rangun e aplikimit të drejtësisë penale ku nuk interproton qartë prezuzimin e pafajësisë, por prezumimin e fajësisë.

Shumë shpesh shoqëria ka reaguar kundrejt përhapjes së fenomeneve të ndryshme që përbëjnë vepër penale. Lidhje e paligjshme energjie elektrike, fushata për ndërtimet pa leje, dhe nga ana tjetër ke sistemin e drejtësisë që hasen me këtë presion të madh të shoqërisë ku moszbatimi i kushteve respektive do konsiderohej mosdhënie drejtësie. Ne duhet të themi duhet të bëjmë drejtësi, jo pandëshkueshmëri.

Një prokuror dhe një gjyqtar është më komod në punën nëse cakton një arrest në burg që të shpëtojë nga paragjykimi. Kjo nuk është ligjore, nuk është as objektive, nuk është as drejtësi me thënë të drejtën”, u shpreh ish-prokurorja Elisabeta Imeraj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit