Home Aktualitet Burgu në Peqi...

Burgu në Peqin si hotel me 5 yje! Bosët rindërtojnë dhomat, kanë banjo personale dhe palestra

85
0

Drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut, Nikolin Gjonpalaj kanë informuar më 30 nëntor drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abrija mbi situatën problematike në këtë institucion.

Në dy godinat e sigurisë janë akomoduar 24 të paraburgosur në kundërshtim me ligjin si dhe në kundërshtim me urdhërin e ministrit të drejtësisë për klasifikimin e IEVP-ve.

Të gjitha dyert e banimit e të burgosurve në sektorë hapen me një çelës të vetëm ndërsa drynat e shulave që mbyllen në turnin e tretë, janë cilësi shumë të dobët, gjë e cila cënon rëndë sigurinë e institucionit dhe vetë të burgosurve.

Të burgosurve u janë lejuar futja në dhomë e kondicionerëve, frigoriferëve jashtë përmasave të lejuara.

Skaneri për kontrollin e bagazheve nuk funksionon nga data 21 tetor. Sistemi i monitorimit të kamerave të sigurisë ka patur probleme me teknologjinë në regjim të brendshëm dhe në ambiente të ndryshme të të burgosurve

Pothuajse në shumicën e ambienteve ku qëndrojnë të burgosurit nuk mbulohet nga kamerat pasi kanë probleme. Në të dyja godinat mbulohet vetëm me një kamer me gjatësi të konsiderueshme që e bën të pamundur mbulimin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit