Home Rajoni Burri dh*non ...

Burri dh*non rëndë gruan, tenton t’i djegë organin gjenital me zjarr. Dyshonte për tradhti

29
0

Ngjarjet e rënda nuk kanë të sosur në vendin tonë, ngjarje me dhunë barbare dhe çnjerëzore. Këtë herë në Graçanicë të Kosovës, një grua është dhunuar në mënyrë barbare nga bashkëshorti i saj. Rasti ka ndodhur në fund të muajit qershor, por detajet tronditëse janë zbuluar së fundmi, pasi gruaja e cila është viktimë e këtij rasti ka rrëfyer dhunën që e ka përjetuar nga burri i saj, në shtëpinë e tyre.

Sinjali mëson se i dyshuari T.B., fillimisht ka pasur një konflikt verbal me gruan, të cilën e ka akuzuar për tradhti, e më pas të njëjtës ia ka lidhur duart e këmbët dhe e ka sulmuar fizikisht me një kabllo. Për të mos mbaruar me kaq, ai ka shkuar edhe më tej, me veprime të tmerrshme.

Viktima ka deklaruar se burri i saj ka ndezur një zjarr, me qëllimin që t’i djegë organin gjenital, ku për pasojë i ka shkaktuar plagë në trup. Gruaja fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në spital, si pasojë e djegieve që pësoi, ndërsa tek gjatë ditës së djeshme është dëgjuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit