Home Aktualitet Bylykbashi: P...

Bylykbashi: PS trashëgimtare e komunistëve, PD-ja ka dashur përherë lustracion

158
0

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi thotë se Partia Socialiste është trashëgimtare e Partisë Komuniste dhe ka qenë kundër dekomunistizimit. Sipas tij, PD-ja ka dashur zbatimin e ligjit për lustracionin.

“Po ta marrim, të bëjmë inventarin 32-vjeçar, e para edhe ligjet e 96′ nuk kanë qenë me konsensus, Partia Socialiste ishte kundër asaj, sepse ishte partia që trashëgonte drejtpërdrejt Partinë Komuniste. E keni goditur atëherë, keni vazhduar ta godisni.

Kur është bërë ligji i lustracionit në 1996, kur erdhën në pushtetin në 1997, e thotë Komisioni i Venecias që i ulën efektivitetin ligjit. Kur në vitin 2008 erdhi ligji i plotë i lustracionit nga Partia Demorkatike, Partia Socialiste e goditi përsëri në Gjykatën Kushtetuese”, theksoi ai në ”Euronews Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit