Home Sporti Cana: Shpreso...

Cana: Shpresoj që Roma ose Marsielle të vijnë në finalen e Conference League

40
0

Lorik Cana ishte i pranishëm si ambasador i Ligës së Konferencës, duke qenë se finalja do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. I pyetur nga mediat ish kapiteni i Kombëtares dha mendimin e tij për shortin, por dhe për derbin mes Lazios dhe Romës.

“Unë jetoj në Romë me familjen dhe jam i rrethuar nga tifozë romanistë që më kërkojnë të t’i çoj në Tiranë. Ndeshja e parë ishte një makth por kam mendimin që do shohim ndeshje tjetër. Roma së bashku me Marseielles janë ndër favoritët që të shkojë deri në finale.

Mendoj se do të shkojë në stadium. Isha në ndeshjen e parë dhe i solla fat Lazios, shpresoj që ta bëj përsëri. Kam shumë kujtime nga derbi, por ai që më vjen ndërmend është finalja e Kupës së Italisë.

Conference League? Për italianët është njësoj sikur të luajnë në shtëpi meqë Tirana është afër me shtetin e tyre. Edhe pse jam ish- i Lazios shpresoj që Roma të fitoj trofeun. Mbështes dhe Marseille dhe mendoj që do shohim një kompeticion të bukur”, deklaroi Cana.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit