Home Bota “Çarja ...

“Çarja e Anadollit Lindor”, shpjegimet pse Turqia është një nga vendet më të prekura nga tërmeti në botë

517
0

Turqia po përjeton një tërmet shkatërrues, ku deri më tani numri i viktimave është 2500. Turqia është një nga vendet më të prekura nga tërmeti në botë, sepse shtrihet në pllakën e Anadollit midis dy çarjeve kryesore në koren e tokës.

Çarja në Anadollin e Veriut që përshkon vendin nga perëndimi në lindje dhe çarja e Anadollit lindor që ndodhet në rajonin juglindor të vendit.

Ato kanë origjinën nga një zonë e vetme e njohur si “Kryqëzimi i trefishtë i Karliovës”, i quajtur kështu sepse është pika e kryqëzimit midis tre pllakave: asaj anadollake, euroaziatike dhe arabe.

Ylli i kuq tregon zonën ku kanë ndodhur tërmetet e fundit në çarjen e Anadollit Lindor. Kjo çarje është e tipit “rrëshqitës”, që do të thotë se dy rajonet në kontakt rrëshqasin horizontalisht në lidhje me njëri-tjetrin kur ndodh një tërmet.

Nga të dhënat e para të marra duket se ka pasur një rrëshqitje të zonës më veriore të thyerjes drejt jugut me rreth 2 metra.

E gjithë kjo për faktin se pllaka arabe, e cila ndodhet në jug po lëviz drejt veri-verilindjes me një shpejtësi prej rreth 24 milimetra në vit dhe ndërsa në veri të Gjirit Persik ajo rrëshqet nën Euroazi përgjatë thyerjes lindore të Anadollit pllaka krijon një lëvizje rrëshqitëse.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur ditë zie kombëtare për shtatë ditë deri në 12 shkurt. Nëpërmjet një postimi të bërë, Erdogan shkruan se flamuri turk do të ngrihet në gjysmështizë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit