Home Aktualitet Çdo të ndodhë...

Çdo të ndodhë me bonusin në fund të vitit? Flet ministrja e Financave

150
0

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse buxheti i vitit 2022 përfshin rritje të pensioneve për pensionistët. Por ajo garantoi se si çdo vit, edhe këtë herë do të jetë i garantuar bonusi i pensioneve, i cili do të jetë si një linjë e buxhetuar më vete.

”Rikujtoj se ne çdo vit bëjmë një indeksiom të pensioneve, i cili shkon në linjë me normat e inflacionit, pra çdo vit parashikohet si rritje e pensioneve natyrale me indeksimin e inflacionit.

Kjo duke mbrojtur gjithë shtresat e pensionistëve nga rritja e çmimeve dhe do të jetë bonusi i përvitshëm që do të jetë si linjë e buxhetuar më vete dhe do t’i shkojë pensionistëve. Nuk ka asnjë pikëpyetje për këtë.

Nga ana tjetër buxheti nuk parashikon rritje të taksave, por parashikon rritje natyrale të tyre, duke shfrytëzuar miradministrimin fiskal dhe duke u bazuar në të gjithë investimet në infrastrukturën dixhitale që kemi bërë në vitet e fundit dhe duke shfrytëzuar sa më mirë këto potenciale që kemi”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit