Home Sporti Çekiçi: Jap m...

Çekiçi: Jap maksimumin sa herë luaj, ndaj San Marinos vetëm për 3 pikë!

13
0

Endri Çekiçi u aktivizua në minutat e fundit ndaj Hungarisë, por nuk mundi të shfrytëzonte një shans të artë që ju krijua pas një asisti të Laçit. Në konferencën për shtyp para duelit ndaj San Marinos, shprehu dëshirën për të luajtur më shumë minuta.

“Në pjesën e parë kemi bërë ndeshje të mirë edhe me Poloninë. Na tha trajneri në pushim dje që mos bënim të njëjtat gabime se mund të na përsëriteshin të njëjtat gabime. Besoj se kemi një grup me lojtarë të talentuar, besoj se në vitet e ardhshme do kemi ekip kompetitiv jo vetëm në rajon por edhe në botë.

Minutat? Natyrisht që çdo lojtar do të luaj, e rëndësishme është që të jesh pjesë e grupit, vjen gradualisht, edhe nëse nuk luaj do bëj maksimumin. Vij këtu për fanellën. Nuk na vendos në trysni kundërshtari sepse e dimë çfarë cilësish kemi, besojmë te lojtarët dhe mund të arrijmë vendin e dytë në grup. Ka shumë lojtarë të rinj dhe këtu do e shohim njëri-tjetrin për shumë vite. Në ndeshjet në vazhdim hap pas hapi loja do vijë duke u përmirësuar.

Goleadë ndaj San Marinos? Do ishte ekstra, por në fillim tri pikët kanë vlerë. Besoj se kemi ndryshuar stilin e lojës, jemi më ofensivë, do hyjmë për të shënuar”, deklaroi Çekiçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit