Home KRYESORE Celibashi: Vo...

Celibashi: Votim elektronik në Vorë. Ja sa është kostoja e zgjedhjeve të 6 marsit

243
0

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dhënë sot informacion në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve lokale në 6 bashkitë e vendit, Durrës, Shkodër, Lushnjë, Rrogozhinë, Dibër dhe Vorë. Celibashi bëri me dije se janë 13 KZAZ dhe 940 qendra votimi, ku qytetarët në këto bashki do të hedhin votën e tyre.

Ai theksoi se po punohet për identifikimin elektronik, teksa shtoi se do të diskutohet me partitë politike për të aplikuar votimin elektronik në Vorë. Celibashi bëri me dije se kostoja e këtyre zgjedhjeve shkon në 180 mln lekë.

Kemi bërë një vlerësim paraprak të kostove, por jemi akoma duke punuar, në fund të ditës së sotme do e përfundojmë. Janë rreth 180 mln lekë kosto e zgjedhjeve. Po punojmë që të aplikohet identifikimi elektronik i zgjedhësve. Në konsultim me partitë do vendosim në lidhje me aplikimin e votimit elektronik në Vorë. Qëllimi ynë është që ta aplikojmë sistemin e votimit elektronik edhe në zgjedhjet e bashkisë Vorë. Por do ta konsultojmë me partitë politike, por nuk shoh ndonjë pengesë për ta bërë. Sot apo maksimumi nesër para dreke do kalojmë aktet me përcaktimin e afateve për regjistrimin e subjekteve zgjedhore. Në ligj janë dy afate të përcaktuara, 25 janari që lidhet me hartimin e listës së zgjedhësve nga Gjendja civile dhe 27 janari që lidhet me miratimin dhe shpalljen e tyre nga ata që po kryejnë detyrën e kryetarëve të bashkive“, deklaroi Celibashi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit