Home POLITIKE Çështja Beler...

Çështja Beleri, bllokada greke për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së. Ja çfarë shkruajnë mediat greke

28
0

”Bllokada e parë greke për Shqipërinë për shkak të çështjes “Beleri”, shkruan media greke “Kathimerini”, teksa thekson se Athina “ngrin” perspektivën që Shqipëria të nisë negociatat për grupin e parë të kapitujve të anëtarësimit në BE.

Sipas “Kathimerini”, përshkallëzimi thelbësor i qëndrimit të ashpër ndaj Tiranës për shkak të shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të kryebashkiakut të burgosur të Himarës, Fredi Beleri, është vendimi i Greqisë për të mos dhënë pëlqimin tek letra e përbashkët e 27 vendeve anëtare të BE-së për Shqipërinë që ajo të fillojë negociatat për hapjen e grupit të parë të kapitujve të anëtarësimit.

Greqia ka kërkuar në të gjitha nivelet e mundshme që zotit Beleri t’i jepet mundësia për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, gjë që deri tani është refuzuar nga gjykatat shqiptare.

Bëhet fjalë për një letër të cilën kanë hartuar 27 vendet anëtare të BE për Shqipërinë dhe Greqia nga ana e saj nuk ka dhënë ende pëlqimin. Gjithashtu nuk ka një referim zyrtar për këtë çështje deri tani nga ana e ministrisë së Jashtme greke.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit