Home Aktualitet Çështja Beler...

Çështja Beleri, media greke: Shqipërinë e mbështet Gjermania

69
0

Ka një mesazh të ri nga Greqia sipas gazetës së ‘Kathimerini’ në vigjiljen e samitit BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Bruksel.

“Zhvillimi lidhet drejtpërdrejt me çështjen e Fredi Belerit”, –thuhet në shkrim- “sidomos pas refuzimit që iu bë kërkesës së tij për të marrë një leje që të betohej si kryetar i Bashkisë Himarë”.

Athina po përpiqet të përdorë njërin prej mekanizmave më të rëndësishëm në vendimmarrjen e bllokut, të drejtën e vetos që ka çdo vendi anëtar, për t’i bërë presion Shqipërisë lidhur me rastin e Belerit. Kërcënimi i saj për pengim të avancimit në bisedimet e anëtarësimit megjithatë, ka marrë deri tani një përgjigje të prerë si nga kancelari gjerman Olaf Scholz, ashtu edhe nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili e bëri të qartë një ditë më parë se mosmarrëveshje të tilla duhet të zgjidhen mes dy palëve dhe se sundimi i ligjit, duhet zbatuar.

Kathimerini thekson se Greqia e ka dorëzuar tashmë një deklaratë me shkrim, e cila shoqëronte letrën e Këshillit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë e ku vendosej si kusht betimi i Fredi Belerit, gjykimi i drejtë dhe respektimi i prezumimit të pafajësisë. Pala greke, vazhdon shkrimi, do të konsultohet përpara fillimit të Samitit mbi formulimin final lidhur me konkluzionet përfundimtare për Shqipërinë.

Në një moment të caktuar, Athina i kishte propozuar Komisionit Evropian që, nëse dëshironte, mund të jepte edhe pëlqimin për shkëputjen e dy kandidaturave, pasi Greqia nuk ka asnjë problem me Maqedoninë e Veriut, e cila duket se përmbush në mënyrë më efektive kriteret që lidhen me sundimin e ligjit. Është absolutisht e qartë se ky zhvillim krijon një front për Athinën, teksa disa vende të BE-së por edhe SHBA e konsiderojnë progresin e Shqipërisë si një “histori suksesi”. Ajo po merr një mbështetje shumë të rëndësishme nga Gjermania, ndërsa presidenca spanjolle e BE-së duket se ka premtuar në Tiranë se problemet me Greqinë do të kapërcehen. Athina megjithatë, kujton se procesi i pranimit për çdo anëtar të mundshëm është transnacional”, nënvizohet në artikull.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit