Home Bota Çfarë saktësi...

Çfarë saktësisht kërkon Putin në Ukrainë?

289
0

Ekziston frika e një pushtimi të mundshëm, për të cilin disa ekspertë paralajmërojnë rrezikun e Luftës së Tretë Botërore. Zëdhënësit rusë çdo ditë mohojnë se kanë qëllim të pushtojnë Ukrainën. Nëse synimet e Putinit janë paqësore, atëherë pse më shumë se gjysma e forcave të armatosura ruse, duke përfshirë 130,000 trupa, janë grumbulluar në kufijtë e Ukrainës?

Çfarë e shtyn Vladimir Putin?

Putin thuhet se dëshiron të rivendosë ndikimin rus në Europën Lindore, duke ndikuar kryesisht te ish-republikat sovjetike si Estonia, Letonia, Lituania, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Ukraina. Ai është ankuar shpesh për “humbjen” e tyre pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Rusia mund të ketë qëllim që t’i demonstrojë perëndimit (dhe rusëve) se vendi është ende një superfuqi.

Pse Ukrainën?

Ukraina ka rëndësi strategjike. Putin kundërshton lidhjet gjithnjë e më të forta të NATO-s me Ukrainën. Ai gjithashtu kundërshton zhvillimin e lidhjeve të Kievit me BE-në. Putin mund ta konsiderojë Ukrainën si pjesë integrale të Rusisë historike dhe humbjen e saj si simbol të humbjes së Rusisë në Luftën e Ftohtë.

Pse tani?

Sepse mund të “ndiejë” se perëndimi nuk është i fortë. NATO humbi kontrollin në Afganistan vitin e kaluar kur pushteti kaloi në dorë të talebanëve. Disa mendojnë se presidentit rus i duhet një fitore e madhe për të mbështetur politikat antiperëndimore, për të justifikuar regjimin e tij dhe vështirësitë që rusët kalojnë dhe për të rritur ndikimin rus në rajon.

Cilat janë kërkesat e tij?

Për t’i dhënë fund konfliktit (ndoshta), Putin dëshiron që NATO të premtojë se kurrë nuk do të pranojë Ukrainën (ose Gjeorgjinë dhe Moldavinë) si anëtare.

Ai dëshiron që aleanca të tërhiqet nga vendet e “vijës së parë” si Polonia, Rumania dhe Bullgaria, ish-anëtare të Traktatit të Varshavës. Ky i fundit erdhi si reagim ndaj integrimit të Gjermanisë Perëndimore në NATO. Ky traktat u krijua si një formë ekuilibri fuqie ndaj NATO-s.

Ai dëshiron që Kievi të pranojë statusin autonom për rajonin e Donbasit dhe të heqë dorë nga pretendimi për të rimarrë Krimenë. Putin dëshiron të kufizojë ose të ndalojë vendosjet e raketave amerikane me rreze të mesme veprimi në Europën Lindore dhe Jugore. Për shumicën e këtyre pretendimeve, SHBA thotë “jo”. Ndaj kriza në Ukrainë vijion ende.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit