Home Aktualitet Çfarë u ka mb...

Çfarë u ka mbetur pa futur nën kontroll dyshes Rama-Veliaj?

575
0

Nga Nilda Halili-

Presidenca ishte kalaja e fundit që pushtoi Edi Rama.

Për zotësinë e tij apo për fajësinë e opozitës, duhet pranuar se  tashmë kryeministri nuk ka asnjë institucion kushtetues pa futur në dorë.

Parlamentin e ka të tijin, pushtetin e ka personal, biznesi që rri me sytë nga kryeministri, mediat që i bëjnë temena “Beut të Surrelit”, Erion Veliajn e ka mëkembës të pushtetit, drejtësia nuk guxon të hetojë pushtetin e ekzekutivit, me përjashtim të ndonjë ministri që vjen nga LSI; amerikanët vdesin për Ramën, europianëve iu bën “zbor” pasi janë në katrahurë qëkur iku Angela Merkel.

Ka mbetur dhe presidenca e futbollit me Armando Dukën, por me atë do të merret në vjeshtë Erion Veliaj. Duhet marrë edhe ajo kala e fundit.

E ç’të marrin më?!

Gjithçka e kanë nën kontroll, Rama dhe Veliaj.

Ka mbetur oksigjeni në ajër, por atë e ka fal Zoti dhe nuk e marrin dot.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit