Home Sporti Championsi/ S...

Championsi/ Super duel mes Chelsea-t dhe Real, Bayerni sfidon “Nëndetësen e Verdhë”

49
0

Mbrëmjen e sotme Champions League, sjell emocione të shumta, teksa në fushën e lojës do të zbresin kampionët e Europës, Chelsea që do të presë Realin. Skuadra e Ancelottit do të kërkojë hakmarrjen për eliminimin e sezonit të kaluar. Skuadra e Tuchel nuk po përjeton sezonin më të mirë dhe këtë e konfirmoi disfata 4-1 ndaj Brentford gjatë fundjavës së kaluar.

Në sfidën tjetër çerekfinale, Bayern niset favorit në trasfertën me Villarreal. Bavarezët nuk humbasin në transfertë në Champions prej ndeshjes së parë të grupeve në sezonin 2017/18 ndaj PSG.

Skuadra e Nagelsmann nuk kërkon të përsërisë gabimin e Juventusit, që u eliminua nga ekipi spanjoll pas një humbje të rëndë 3-0 në “Allianz Stadium” në duelin e kthimit. Me Leëandoëskin në majën e sulmit të mbështetur nga Gnabry, Müller dhe Coman, duket se nuk do të jetë një mision shumë i vështirë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit