Home Sporti Chelsea mund ...

Chelsea mund me “poker” Juven, Barcelona shtyn për 90 minutat e fundit kualifikimin (VIDEO)

370
0

Juventus dorëzohet përballë kampionëve në fuqi të Champions League. Bardhezinjtë pësojnë një humbje të thellë 0-4 në Londër, duke humbur vendin e parë në grup.

Chalobah zhbllokoi reuultatin pas një rrëmuje në zonë në minutën e 25-të.Në fraksionin e dytë James dhe Hudson-Odoi shënuan dy gola të shpejtë brenda dy minutash duke shokuar skuadrën torineze që ka vuajtur shumë mbrëmjen e sotme. Juventus provoi të reagonte duke aktivizuar edhe Dybala-n në minutat e fundit, por situata nuk do të ndryshonte. Timo Werner do të realizonte dhe golin e katërt.

Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Benficës, duke lënë gjithçka të hapur për në sfidën e fundit. Katalanasit do të gjenin golin në fundin e ndeshjes me Araujon, por që do të anulohej nga gjyqtari me VAR. Barcelona ka 7 pikë, ndërkohë që Benfica 5. Ndeshja e fundit për ekipin t Xavit do të jetë ndaj Bayernit, ndërkohë që Benfica pritet ta ketë të thjeshtë ndaj Dinamo Kiev.

Atalanta nuk shkoi më shumë se një barazim spektakolar 3-3 ndaj Young Boys. Zapata, Palomino dhe Muriel ishin autorët e golave për bergamaskët. /R.Lika-Koha Jonë/

Image


LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit