Home Sporti Chelsea nis “...

Chelsea nis “ofensivën” për De Ligt, ofron një futbollist dhe para

117
0

Matthijs de Ligt mund të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere. Për mbrojtësin holandez ofertat nuk mungojnë, kryesisht nga Premier League. Sipas Tuttosport, Chelsea, është gati për të tentuar afrimin e tij pasi ka nevojë për mbrojtës.

Blutë e Londrës ndërkohë duan që të përfshijnë në tratativa dhe një mes Werner dhe Pulisic.  Të dyja profilet në fakt janë të përshtatshme për Juventusin, por skuadra torineze kërkojnë të përfitojë sa më shumë para.

De Ligt ka një klauzolë prej 120 milionë eurosh, por që Chelsea nuk dëshiron ta paguajë të gjithën.  Në nivelin ekonomik, propozimi i Bluve për momentin duket larg pretendimeve të Zonjës së Vjetër dhe të vetë futbollistit. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit