Home Sporti Chelsea nuk h...

Chelsea nuk heq dorë nga Broja, gati ta huazojë te West Ham

131
0

Chelsea duket se ka vendosur për të ardhmen e sulmuesit shqiptar Armando Broja. “Daily Mail’ shkruan se 20-vjeçari do të luajë sezonin e ardhshëm me skuadrën e West Ham, por sërish i huazuar. Chelsea nuk do të humbasë shërbimet e sulmuesit shqiptar dhe për këtë arsye do ta huazojë atë sërish.

Dy vite më parë, Broja ishte pjesë e Vitesse-s në Holandë, aty ku arriti të realizonte 10 gola në 30 ndeshje. Sezonin e kaluar, Broja ishte pjesë e Southampton, ku në 32 ndeshje në Premier League e gjeti rrjetën 6 herë.

Në sezonin e tij të parë në elitën e futbollit anglez, Broja i bindi të gjithë për potencialin që zotëron dhe ofertat për të ishin të shumta, jo vetëm nga skuadrat në ishull, por edhe nga Italia e Gjermania.

Megjithatë, më konkret ka qenë pikërisht West Ham, i cili dërgoi edhe një ofertë zyrtare te Chelsea me 30 milionë paund, por Tuchel nuk dëshiron ta shesë, por ta dërgojë në huazim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit