Home Sporti Chiellini mes...

Chiellini mesazh para lamtumirës: Juventusi ishte gjithçka për mua!

69
0

Giorgio Chiellini do të luajë sonte në mbrëmje ndeshjen e fundit në “Allianz Stadium” me fanellën e Juventusit. Kapiteni ka vendosur të largohet nga klubi torinez teksa i ka dedikuar dhe një mesazh tifozëve në rrjetet sociale.

“Erdhi dita. Sot në mbrëmje një vorbull emocionesh do të më përshkojë. Juventusi ka qenë gjithçka për mua. Rinia, eksperienca dhe pjekuria ime. Dëshira për të fituar, gëzimi i triumfit, pranimi i humbjes. Tronditja e sfidës, dueli në fushë, koka ime gjithmonë e fashuar.

Më pas kampionët, brenda dhe jashtë fushës së gjelbër. Trajnerët, drejtuesit, të gjithë pjesëtarët e stafit. Njerëz që kanë lënë një shenjë”, shkroi mbrojtësi i Juventusit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit