Home Sporti Cikalleshi ri...

Cikalleshi rinovon me Konyaspor: Premtoj se do të luftoj deri në ditën e fundit!

52
0

Sokol Cikalleshi do të vazhdojë të pjesë e skuadrës së Konyaspor për të paktën edhe dy vite të tjera (2024). Sulmuesi i kombëtares ishte në skadencë kontrate, megjithatë turqit nuk kanë preferuar ta humbasin lojtarin 31-vjeçar teksa kavajasi është një lider në sulm për Konyaspor.

Në lidhje me rinovimin e kontratës, ka folur edhe vetë sulmuesi i cili është shprehur shumë i lumtur për besimin nga drejtuesit ndërsa ka premtuar se do të luftojë deri në fund për fanellën e Konyaspor.

“Jam shumë i lumtur të jem pjesë e një familje të madhe si Konyaspor. Dua të falenderoj presidentin, drejtuesit e tjerë të klubit dhe trajnerin të cilët kishin rolin e tyre në këtë rinovim të kontratës. Premtoj se për Konyaspor do të luftojë deri në ditën e fundit, në këtë sezon kemi pasur shumë suksese dhe kjo nuk është rastësi.

E rëndësishme është të vazhdojmë të punojmë dhe të luftojmë me shpirt, besoj shumë se do ta mbyllim kampionatin në një pozicion të mirë. Kemi një bashkëpunim të mirë me shokët e skuadrës dhe kjo lidhje do të na garantojë që ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Cikalleshi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit