Home Sporti City fiton nd...

City fiton ndaj Nottingham, shkon -2 pikë nga Arsenali

35
0

Manchester City bind në transfertën e Nottingham Forest, në takimin e vlefshëm për javën e 35-të të Premier League.

Skuadra e Pep Guardiola-s diktoi ritmin e kësaj sfide, ndërsa ia doli që të zhbllokojë rezultatin në minutën e 32’, me De Bruyne që dhuroi asist dhe Gvardiol që gjeti rrugën drejt rrjetës.

Ndeshja vazhdoi me rezultatin 0-1 deri në minutën e 71’, kur Haaland realizoi golin e dytë për City-n, ndërsa edhe në këtë rast asisti u dhurua nga Kevin De Bruyne.

Në fund takimi u mbyll me dy gola, me Nottinham Forest që qëndron në vend të 17-të ose thënë ndryshe pranë zonës së rrezikut me 26 pikë, teksa Manchester City pozicionohet në vend të dytë me 79 pikë, një më pak se Arsenal-i i kreut.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit