Home KRYESORE Çlirim Gjata ...

Çlirim Gjata i drejtohet Baton Haxhiut: E ke marrë 6 herë Ramën me 8 janar që “shpëtoje Bashën”

1964
0

Në debatin televiziv në “Open” te Blendi Fevziu në TV KLAN debati mes Çlirim Gjatës dhe Baton Haxhisë nxori një fakt që publiku nuk e dinte.

Në momentin që analisti i njohur kosovar Baton Haxhia po theksonte se ditën e shtunë me 8 janar ndodhi që Policia e Shtetit ndërhyri me shumë vonesë në Selinë e PD-së, ndërhyri Çlirim Gjata.

Ai iu drejtua Baton Haxhisë se ti me datë 8 janar ke marrë 6 herë në celular kryeministrin Rama duke i kërkuar se fute policinë dhe shpëtoje Bashën se ja morën zyrat.

“Pasi ke insistuar ti, ka ndërhyrë policia e shtetit me gaz lotsjellës për të shpëtuar Lulzim Bashën”-insistoi Gjata.

Analisti nuk e kundërshtoi, çka u la të kuptohej se kështu ka ndodhur, por pikëpyetja mbetet se nga e dinte Çlirim Gjata.

Në fakt prej muajsh analisti kosovar Baton Haxhia ka kaluar në dukjet televizive proBashës, ndërkohë që dihet mjaft mirë se ai është një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Rama dhe ish-presidentit kosovar Hashim Thaçi që ndodhet në burgun e Hagës.

Analisti në fjalë po luan fort që të ketë bashkëqeverisje edhe të hapur mes Edi Ramës e Lulzim Bashës. Dhe gjasat duken se kështu do të përfundojë kjo “dashuri” Rama-Basha.

Në të vertetë Rama dhe Basha do të bëjnë si fillim ndryshimet kushtetuese të cilat duan 94 vota, duke bërë votat me grupin Basha.

E kjo do të realizohet gjatë këtij sezoni parlamentar. Prej disa vitesh duket tashmë hapur se nuk kemi patur dhe akoma nuk kemi opozitë serioze, por në shumicë e blerë me njëmijë fije nga pushteti aktual.

Edi Rama mbetet mjeshtër i madh në grumbullimin e pushtetëve dhe e luan bukur si aktor hollivudi hallin e demokratëve për lider, aqsa “bashkëbisedon” me ta se si të gjejnë mënyra për të patur një PD të fortë dhe të rrëzojë pushtetin e tij!

Ndërkohë Edi Rama ka në çdo televizion analistët e tij, të cilët mrekullisht e “mbrojnë” opozitën, duke e zgërlaqur dhe shkatërruar përbukuri për llogari të pushtetit.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit