Home Aktualitet Çmimi i energ...

Çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës, ERE merr vendimin

18
0

Çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës nuk do të ndryshojë. Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendi i Entit Rregullator të Energjisë, i cili ka rrëzuar kërkesën e Furnizuesit të Shërbimit Universal në fund të qershorit. FSHU kërkonte që çmimi i favorizuar prej 7,6 lekësh për kwh të ofrohej për prodhimin e bukës masive, ndërsa kategoritë e tjera të prodhimit të kishin tarifa më të rritura.

“Në përfundim të afateve, në kushtet kur asnjë nga palët nuk ka përcjellë në ERE sa lënë detyrë vlerësojmë se kërkesa e FSHU nuk ka plotësuar kriteret mbi të cilat ERE do të mund të vlerësojë dhe analizojë kostot e aktivitetit ushtrimor të shoqërisë, nivelin e synuar të të ardhurave të kërkuara e më tej të vijojë me fillimin e procedurës dhe zhvillimin e procesit të përcaktimit të çmimeve të shitjes së energjisë elektrike për konsumatorët të cilët shërbehen nga FSH”, thotë Enti Rregullator i Energjisë.

Teksa e argumenton rrëzimin e kërkesës me mosdorëzimin në kohë të dokumentacionit të nevojshëm, ERE e le të hapur mundësinë për rishikimin e çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës për në vijim.

Teksa kundërshtoi kërkesat e Furnizuesit të Shërbimit Universal. Shoqata e Prodhimit të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave kërkoi tarifim alternativ në nivelin e 9.5 lekë për kWH. Aktualisht në vend numërohen rreth 4 mijë furra buke që e paguajnë energjinë elektrike me një çmim të subvencionuar prej 7.6 lekësh për kWh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit