Home Aktualitet Çmimi i naftë...

Çmimi i naftës zbret në nivelin më të ulët në bursë që nga janari, rënia nuk reflektohet në Shqipëri

61
0

Çmimi i naftës bruto në tregjet e huaja ka zbritur në nivelin më të ulët që prej janarit të këtij viti.

Për herë të parë që prej nisjes së agresionit rus në Ukrainë kur çmimi në tregjet e huaja shkoi deri në 130 dollarë për fuçi, sot çmimi i naftës bruto në bursën ndërkombëtare është 88 dollarë, gjithsesi më e lartë se në shtatorin e vitit të shkuar kur kushtonte 72.60 dollarë.

Ndërsa në vendin tonë vazhdon të mos reflektohet dhe qytetarët një litër naftë e blejnë për 232 lekë, çmimi i fundit i caktuar nga Bordi i Transparencës. Faktin që rënia e çmimit të naftës bruto nuk reflektohet menjëherë tek çmimi i naftës që blejmë në pikat e karburantit, Ministria e Financave e ka sqaruar duke thënë se Bordi merr si referencë luhatjet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën si dhe faturat zyrtare të operatoreve dhe jo të bursës së naftës bruto, si dhe lëvizjen e kursit të dollarit.

Ndërsa për opozitën, Bordi nuk po bën transparencë me çmimet, por po abuzon me to. Deputetë të PD kanë depozituar në Gjykatën kushtetuese shfuqizimin e këtij bordi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit