Home Aktualitet Çomo: Të shtr...

Çomo: Të shtruar në spital janë 14 pacientë, por s’ka siguri për vijimësinë

6
0

Duket e pabesueshme, por në spitalin e vetëm Covid në vend, tek Infektivi janë të shtruar vetëm 14 pacientë. Lidhur me situatën e pandemisë në vend, ka folur edhe Najada Çomo, e cila është shefja e spitlit Infektiv.

”E them me kënaqësi që po ulet numri i pacientëve të shtruar në spital. Ne jemi drejt uljes së numrit të rasteve si asnjëherë tjetër gjatë kësaj periudhe. A do të shkojmë drejt zeros këtë nuk mund ta them dot. Ne kemi disa ditë që nuk kemi pacientë të rinj të shtruar. Aktualisht nuk kemi asnjë person të intubuar, por kjo është një sëmundje që nuk të lejon të bësh shumë parashikime”.

Po ashtu Çomo thekson se duhet të vazhdojë në mënyrë intensive procesi i vaksinimit, pasi është një armë e fuqishme në këtë luftë.

”Do të isha e lumtur që të mos kishte më raste në Shqipëri, por gjykohet se mund të ketë raste edhe në vjeshtë, por vaksinimi është një proces i rëndësishëm dhe mund të minimizojë edhe atë që mund të vijë në vjeshtë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit