Home Sporti Conference Le...

Conference League/ Sot zbresin në fushë, Partizani, Laçi dhe Vllaznia

5
0

Sot në ndeshjet e dyta të turit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës do të zbresin në fushë tri ekipe të Superiores në  për të kërkuar një biletë për në turin tjetër.

Në orën 19:00 e ka radhën skuadra e Partizanit e cila do të luajë ndaj moldavëve të Sfintul George në shtëpinë e këtyre të fundit. Partizani është me një këmbë drejt turit të dytë kualifikues pasi ndeshjen e parë e fitoi me shifrat 5-2 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në orën 20:00 do të luajë skuadra e Laçit në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj malazezëve të Podgoricës, ku edhe kjo sfidë është e hapur pasi ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të ekipit malazez. Në orën 21:00, Vllaznia në stadiumin “Loro Boriçi” do të synojë mrekullinë ndaj Shiroki Brijeg, ku në ndeshjen e parë u mposhtën me rezultatin 3-1.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit