Home Sporti Covid-i prek ...

Covid-i prek kuqezinjtë, Enea Mihaj dhe Nedim Bajrami nuk shkojnë në Barcelonë

48
0

Ende pa u bërë një analizë e plotë e gjendjes së lojtarëve të Kombëtares kuqezi, janë larguar dy prej tyre. Mbrojtësi i cili aktivizohet në kampionatin grek me Paok-un Enea Mihaj i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe si rrjedhojë është karantinuar dhe do të humbasë të dyja ndeshjet me Spanjën dhe Gjerogjinë.

Simptoma virozash ka shfaqur edhe mesfushri i Empolit Nedim Bajrami i cili gjithashtu do t’i humbasë këto ndeshje miqësore.

Trajneri Reja ka vendosur të thërrasë në Kombëtare mbrojtësin Herdi Prenga, i cili po bën paraqitje të mira këtë sezon me skuadrën e Kisvárdas në Hungari dhe mesfushorin Endri Çekiçi.

Ndeshja me Spanjën do të luhet në stadiumin e Espanyol më 26 mars ndërkohë që ajo me Gjerogjinë më 29 mars në Tiranë

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit