Home POLITIKE Çuçi: Sjellja...

Çuçi: Sjellja e opozitës, demagogji!

46
0

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi, ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, ku ka komentuar kaosin e shkaktuar në Kuvend. Çuçi theksoi se sjellja e opozitës është demagogji pasi sot ishin për shqyrtim 6 nismat e ndërmarra nga opozita.

“Sjellja e opozitës është demagogji sepse sot praktikisht kishim për shqyrtim 6 nga nismat ligjore që ka ndërmarrë opozita. Ju e patë që edhe për shqyrtimin e nismave të tyre, ata përsëritën skemat e tyre. Qëllimi i propozimeve të projektligjeve është diskutimi, jo miratimi. Ne japim arsyet tona pse nuk duhen miratuar, ata japin arsyet e veta.

Nuk e kemi thënë në asnjë moment që opozita nuk e ka këtë të drejtë për ngritjen e komisioneve hetimore. E vetmja gjë që na bën të mos miratojmë një komision parlamentar që ata kërkojnë, kanë të bëjnë me objektin. Po të jetë brenda kërkesave të kushtetutës patjetër që do e miratojmë”- tha Çuçi.

Çuçi hodhi poshtë çdo teori se mazhoranca po pengon opozitën në ngritjen e komisioneve hetimore.

“Ne se kemi thënë në asnjë moment që opozita nuk ka të drejtë të ngrejë komisione hetimore, madje është e drejtë e pakundërshtueshme. E vetmja gjë që na bën të mos i miratojmë kanë të bëjnë me objektin, e kemi thënë disa herë. Po të jetë brenda kërkesave që ka Kushtetuta, padiskutim! Ishte i qartë qëndrimi i Felajt, ka momente që nuk jemi dakord dhe ka momente kur na duhet një Kod i ri Penal dhe siç e dini Ministria e Drejtësisë ka draftin dhe po bën gati një Kod të ri të integruar Penal. E drejta e opozitës për të ngritur komisione hetimore nuk mund ta kthejë Parlamentin në super organ.”-tha Çuçi.

Ai u shpreh se ligjet do të miratohen pavarësisht situatës së krijuar në sallën e Kuvendit.

“Tymueset, mjetet piroteknike, barrikadat me karrige është skenar i opozitës. Ne do vazhdojmë normalisht të miratojmë ligje, të qeverisim. Debati parlamentar nuk është vetëm në seancë. Me forcë nuk e bëjmë dot, nuk i marrim me polici t’i fusim në komision. Nuk është skenari jonë ky, skenari jonë është të miratojmë ligjet. Nuk e bllokojmë ne Foltoren, nuk heqim ne me dhunë kartat elektronike. Ne ishim në Konferencë Kryetarësh, kemi bërë një axhendë që mund ta gjeni dhe online, para 3 javësh, për shqyrtimin e nismave të kolegëve të opozitës në bashkëpunim me ta. Dhe ne po i përmbahemi këtij kalendari, është e përcaktuar. Nismat nuk vendosen brenda ditës”-tha Çuçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit