Home Aktualitet Çudit ministr...

Çudit ministrja Kumbaro: Kam dalë e maskuar në plazhe për të inspektuar problematikat

417
0

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka treguar se si e fshehur nën syze dhe kapele ka dalë për inspektime në Dhërmi për të evidentuar problematikat gjatë sezonit turistik. E ftuar në emisionin “Wake Up”, ajo tha se ka dalë në terren për të verifikuar denoncimet në Facebook për shfrytëzimet nëpër plazhe.

“Në mes të Dhërmiut, mes dy plazheve private unë kam bërë inspektime në terren gjatë gjithë sezonit, e fshehur nën syze dhe kapele, anonime. Nuk më ka njohur askush dhe kam lëvizur nëpër territor sa herë që kishte reagimer në Facebook, shkoja vetë dhe e verifikoja e maskuar.

Kam parë plazhe në Dhërmi, mes dy plalzheve private, plazh publik që ishte përgjysmë bosh, ndërkohë që dy plazhet anash ishin plot. Kjo mania për të shkuar në mëngjes apo për të gjetur një moment që ca shezlongë janë bosh, nuk ia vlen që të zgjatemi”, u shpreh Kumbaro.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit