Home Aktualitet “Çunat e Lond...

“Çunat e Londrës”, burgun do ta bëjnë në Shqipëri

149
0

Shqipëria do të fillojë implementimin e marrëveshjes për transferimin e të burgosurve, në vijim të komunikatës së përbashkët të nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologu britanik Rishi Sunak në dhjetor 2022, si dhe pas diskutimeve që dy liderët zhvilluan në Londër në mars 2023.

200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se çdo kosto do të mbulohet nga Britania, madje edhe kostot për vuajtjen e dënimit në burgjet e Shqipërisë. Për ata të burgosur shqiptar që nuk do të japin pëlqimin e tyre, s’do të ketë transferim.

”Numri i shtetasve shqiptarë që do duan të vijnë, do niset nga kapacitete tona, nuk ka numër fiks, kjo do të jetë në varësi të vendeve që kemi në sistemin tonë. Çdo i dënuar jep pëlqimin para transferimit, nëse dëshiron që ta vuajë dënimin në Shqipëri. Nëse nuk jep pëlqimin nuk përfshihet në listë”, tha Manja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit