Home Kosova Daçiç nuk nda...

Daçiç nuk ndalet me provokime: Rusia ashtu si Serbia, mendon se Kosova është pjesë e pandashme e jona

9
0

Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Serbia është konstruktive në dialogun me Kosovën me ndërmjetësimin e BE-së dhe dëshiron një kompromis që do të sjellë paqe dhe stabilitet në planin afatgjatë.

Këto komente kryetari i Parlamentit serb i ka bërë në Moskë, duke folur në Dumën Ruse, ndërsa ka shtuar se Serbia nuk pranon zgjidhje të imponuara dhe të njëanshme.

“Po na thonë – hiqni dorë nga Kosova dhe rruga juaj për në BE është e hapur. Kjo nuk është ajo që partnerët i thonë njëri-tjetrit. Ne duam të hyjmë në BE, po punojmë shumë për këtë dhe nuk po e ndryshojmë atë qëllim, por nuk pranojmë që para nesh të vendosen pengesa në atë rrugë, të cilat nuk janë vendosur kurrë për askënd, siç është njohja e shkëputjes së paligjshme dhe të pritet diçka e tillë nga ndonjë shtet sovran”, tha Daçiç.

Sipas mediave serbe, kryetari i Kuvendit të Serbisë gjithashtu tha se Rusia, sikurse dhe Serbia, është plotësisht e mendimit se Kosova është një pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, dhe kjo ka qenë një nga shtyllat tona më të rëndësishme politike në luftën për interesat tona në skenën ndërkombëtare për dekada.

Kosova dhe Serbia janë të angazhuara në një dialog për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Bisedimet pritet të vazhdojnë këtë muaj me një takim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Të martën, gjatë një vizite në Prishtinë, zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, ka thënë se njohja e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë qëllimi kryesor i dialogut mes dy shteteve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit