Home Kultura “Darkave, nga...

“Darkave, nga nji mbas buke”, një qasje për ta konsideruar leximin si një profilaksi

207
0

Nga Albert Vataj

Miniaturat e Stefan Çapalikut, më shumë se një zgjatim i kohshëm i pranisë së tij të bujarshme krijuese, është një risi kah një qasje të ndryshtë komunikimi me lexuesin.
Çapaliku vjen me “Darkave, nga nji mbas buke” si një atyshmëri e njëfrymshme leximi, ndoshta më shumë se si një “recetë”, si një qasje për ta kuptuar realitetin e atij lexuesi që gjithnjë nxiton të kapë kohën që ikën, ose të mbajë ritmin e atij vërshimi të stuhishëm.

Ti mund të mos jesh sëmurë, por “Darkave, nga nji mbas buke” është një rekomandim për një shëndet më të mirë. Përmes një loje të zhdërvjellët rrëfimtarie dhe një tragjikomuzmi befasues, Çapaliku kërkon të përfitojë nga nevoja që secili nga ne kemi për t’i përjetuar gjërat përmes një përjetimi të tillë të beftë dhe shpërthyes.

Më shumë se fjala, të këto miniatura është mendimi dhe nënteksti, ai që rreket të rrëmojë në mënyrën se si ne priremi t’i përcjellim tektet, edhe pse gjithnjë të pakohë, kemi dëshirimin për t’u përfshirë në një kulmim përfshirës dhe përjetues.

Ata që gjithnjë rrëmojnë pas PSE-ve, do të pyesnin pse: “Darkave, nga nji mbas buke”?! Sepse zakonisht recetat lëshohen nga mjeku i familjes apo mjeku specialist, por kësaj here një shkrimtar dhe një dramaturg, akademik me karrierë të gjatë, i cili “guxon” të na tregojë, se ne jemi për trajtim. E ku ka më mirë se një rikonceptim të balancave tona shpirtërore përmes leximit, përmes asaj fjale të frytshme, e cila e stolisur në ligjërim e në ide, në befasi dhe grishje gazmimi, të na tregojë se ne meritojmë magjinë e krijimit si një përtëritje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit