Home Sporti De Laurentiis...

De Laurentiis e konfirmon: Spalletti nuk do të jetë më trajner i Napolit

148
0

Luciano Spalletti nuk do të jetë më trajneri i Napolit në sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis, i cili ka folur në një intervistë për “Che tempo che fa” duke zyrtarizuar largimin e teknikut 64-vjeçar.

“Spalletti është një njeri i lirë. Kur dikush vjen tek ju dhe ju thotë se ka bërë më të mirën dhe ka përfunduar një cikël, çfarë bëni? A e kundërshtoni? E falenderoj Spallettin dhe i uroj më të mirën, ai është një person i madh dhe një trajner i madh.

Tani është e drejtë që ai të vazhdojë të bëjë atë që do ai, unë do ta respektoj zgjedhjen e tij pavarësisht kontratës”, u shpreh De Laurentiis duke bërë të ditur lamtumirën e Spallettit.

Napoli ka filluar të mendojë për trajnerin e ardhshëm që do të ulet në stol. Emri më i përfolur që mund të marrë drejtimin e kampionëve të Italisë, është Luis Enrique.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit