Home Aktualitet Debat i fortë...

Debat i fortë mes Gjinkurit dhe Shehajt: Je në gjyq për shpifje. Shiko ndërtimin te rruga e ambasadës Holandeze

227
0

Një tjetër përplasje është shënuar në Kuvend mes deputetit të PD-së, Agron Shehaj dhe sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjinkuri. Ky i fundit i ka bërë thirrje deputetit që të paraqitet para organeve të drejtësisë ku është i paditur për shpifje. Nga salla e Kuvendit, Gjiknuri deklaroi se Agron Shehaj është në gjyq për shpifje dhe se deputeti demokrat fshihet pas ndërtimit pa leje te Rruga e Ambasadës Holandeze duke përdorur një tjetër emër.

Agron Shehaj: Në këtë Parlament miratohen çdo ditë ligje për të pasuruar kryeministrin dhe ministrat. Shikoni rastin e ministres së Jashtme, u mor një vendim për të shpallur ministren investitore strategjike, në fillim ministrja u fsheh pas bashkëshortit dhe më pas pas kunatës. Kjo qeveri që bëri investitorë strategjike ministren nuk do të votojë për heqjen e mandatit. Pavarësisht votës tuaj kundër ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Kjo është një qeveri e cila orkestron çdo ditë një aferë. Ka vendosur të marrë Portin e Durrësit për vetë. Mashtroi qytetarët duke thënë se qëndronte EMAAR por sot del Alabbar. Keni kapur çdo pushtet, nuk i trembeni as drejtësisë, as opozitës dhe as qytetarëve.

Damian Gjiknuri: Në fakt më vjen keq sepse unë nuk erdha këtu për të bërë debat por sa herë del ky që unë e kam quajtur idiot i dobishëm. Ia kam thënë mos e shfrytëzo këtë foltore për të zëvendësuar Gjykatën e Tiranës. Në gjyq je për shpifje, madje nuk je paraqitur atje, por nuk mund të shmangesh gjatë. Të kam thënë, po qe për ndërtim shiko ndërtimin tënd aty te Rruga e Ambasadës Holandeze se ke ndërtim dhe je i fshehur me emër tjetër. Edhe njëherë po të them mos e zëvendëso gjyqin civil me Parlamentin civil. Paraqitu në gjyq, ik vërteto atje ato shpifjet e tu.

Agron Shehaj: Është hajdut, një hajdut. Je një copë hajduti. Do dalësh në gjyq. Je një hajdut i qelbur.

Damian Gjiknuri: Idiotësia është pa limit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit