Home ShowBiz Debat i fortë...

Debat i fortë mes Liamit dhe Romeos: Ta ka marrë burrërinë gruaja. Françeska: Je bërë si Egla

266
0
Në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, sherret nuk kanë të sosur. Romeo dhe Liami po vazhdojnë me përplasjet e vazhdueshme, duke filluar nga pretendimet e Liamit se Heidi e kishte ngacmuar dhe provokuar. Sot, kur po qëndronin në oborr, Liami u përfshi në një debat me Françeskën, në të cilin ka ndërhyrë Romeo. Duket se shkaku i debatit ishte fakti se sot Egla dhe Liami janë përqafuar, duke lënë pas ofendimet, ndërsa Françeska reagoi duke i thënë që Egla të ka quajtur manjak, e ti shkon e përqafon. Françeska: Për Eglën e kam parasysh se sa manipuluese është, por ky që ka bërë gjithë këtë skenë se është i prekur dhe i lënduar, bën sikur kërkon të drejtën dhe sot shkon dhe përqafon Eglën. Liami: Dhe do të vazhdoj ta kërkoj kur kam të drejtë. Romeo: Ai ka qarë në dhomë të rrëfimit. Çfarë turpi o plak. Liami: Ti Françeska vazhdo ti se e ke mbyllur punën, por do t’i kthej përgjigje këtij djalit. Romeo: Kur ka të drejtë ka të drejtë ajo. Liami: O djali, me ato fjalë që më ke thënë ti mua, unë të kam lënë qetësi që të jetosh jetën tënde me të dashurën tënde. Dhe atë s’po e bën dot. Romeo: Përveçse të merresh me gra, bën ndonjë gjë tjetër? Liami: Një nga gratë je ti. Romeo: Kjo gjëja mbaron këtu o gjigand. A e di o shpirt që kjo mbaron? Liami: Qetësohu. Ta ka marrë burrërinë gruaja o zemra, e ka ajo në dorë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit