Ditë e natë protestë nga qytetarët përballë Kryeministrisë? Arlind Qori tregon ”skenarin” në Koha Jonë-Debat
I ftuar këtë mbrëmje në ”Koha Jonë-Debat”, Arlind Qori foli për vijimin e protestave, duke theksuar se ato nuk kanë një afat të përcaktuar dhe nuk drejtohen nga një figurë e vetme organizuese. Sipas Qorit, protesta do vazhdojë aq sa qytetarët ta mendojnë të arsyeshme dhe deri në realizimin e kërkesave kryesore, të cilat përfshijnë dorëheqjen e qeverisë, anulimin e projekteve që ai i cilëson “shkatërrimtare për komunitetin dhe natyrën”, si dhe shfuqizimin e disa ligjeve, përfshirë ligjin për investitorët strategjikë, “paketën e maleve” dhe ndryshimet e vitit 2024 për zonat e mbrojtura.
Pjesë nga debati
Lesi: Kjo protestë sa do të zgjasi?
Qori: Askush nuk e di, sepse askush nuk është regjisor i saj. Do të zgjasë aq sa qytetarët ta mendojnë të arsyeshme dhe deri kur të realizohen kërkesat më popullore brenda asaj proteste që janë dorëheqja e qeverisë, anulimi i këtyre projekteve shkatërrimtare për komunitetin dhe për natyrën dhe abrogimi i ligjeve si ligji investitor strategjik, paketa e maleve, ndryshimet të vitit 2024 të ligjit për zonat e mbrojtura, një varg të tjera ligjesh dhe vendimesh që janë destruktive për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Lesi: A ke frikë se mund të dështoj protesta? Të lodhen njerëzit dhe tërhiqen?
Qori: Jo.
Lesi: Vjen dhe koha e nxehtë, se vjen plazhi. Është plazhi i bukur në jug, në Durrës e në veri…
Qori: Jo, nuk kam frikë sepse ata që i shoh protestë janë përditë e më të shumtë, i shoh që janë edhe më të vendosur, i shoh që janë edhe më kreativë, i shoh që edhe janë të vetëdijshëm për rolin historik që po kryejnë. Pra, nuk ka gjë më të rëndësishme se vetëdija e lartë qytetare që po ndërtohet gjithë këto ditë. Pra gjithkush që është në atë protestë e kupton edhe rolin e vetë si individ në atë mikron e vetë që është pjesë e një historie të re dhe kjo është mjaftueshëm frymëzuese që kjo protestë mos shuhet.
Lesi: Bukur, vijnë çdo natë, në orën 6:00 është pak a shumë protesta, vazhdon deri nga ora 21.00, po themi, pastaj del mikrofoni, një gocë apo një djalë që thotë që nesër prapë me shumë më shumë, nesër prapë protesta më shumë më shumë. A ka ndonjë ide për të qëndruar në shesh.
Qori: Nuk e di këtë gjë. Ide ka të ndryshme deri tani.
Lesi: Meqënëse ju jeni organizatori kryesor….
Qori: Po e kam thënë disa herë, që nuk jam unë organizator kryesor.
Lesi: Deklaratat e kryeministrit dhe të PD-së që thonë që Arlind Qori është pas gjithë kësaj.
Qori: E di çfarë frike kanë ata? Faktin që shumë qytetarë ne na respektojnë. Unë rri aty me qytetarët, qindra e qindra vetë takohem me ta përditë. Jo përditë, por çdo moment gjatë protestës. Kështu që ata nuk kanë frikë faktin që ne jemi organizatorë, se nuk kemi organizatorë të protestë. Ata kanë frikë faktin që qytetarët që janë në protestë na respektojnë.
Lesi: A ka skenarë për ditë-natë?
Qori: Nuk e kam idenë.
Lesi: E ke menduar këtë si skenar që t’u sugjerosh që të rrinë ditë natë në shesh?
Qori: Po sa kohë aty nuk ka një dorë që organizon gjithçka. Gjithçka është e hapur mund të ndodhë, mund të mos ndodhë. E rëndësishme është të jemi shumë. Kjo është e rëndësishme.
Lesi: Atëherë unë po të them në qoftë se një protestë nuk ka një grup organizator, nuk ka një kokë drejtuese, një njeri që bashkëdrejton punën, është protestë që do do zgjasi ca ditë pastaj ndalohet. Kemi parë protestën e studenteve që ishte me e bukur dhe me më shumë veta, por u shua…
Qori: Jo jo jo.. nuk ndalon.

KOHA JONË SONDAZH

